Astrit Lulushi: Legjendẽ
Legjenda e Moisiu në shkretëtirë thotë se qyteti i gjigantëve ishte Kiriatharba, dhe se i pari i tyre quhej Arba.
Gjigantët Anakim në legjendën hebraike besoheshin nga izraelitët se ishin pasardhës të engjëjve të rënë, gjysmë njerëzor dhe gjysmë engjëllor, gjysma e vdekshme u zhduk me kalimin e kohës, por jo shpirtrat e tyre. Dyzet vjet më vonë, kur Izraeli ishte gati të kalonte lumin Jordan dhe hyri në Tokën e Besëlidhjes, Moisiu u kujtoi izraelitëve se anakimët jetonin mes popullit të Kanaanit dhe një popull tjetër që quhej Arba, që ishte gjithashtu më i gjatë se izraelitët, por më i vogël se anakimët. Gjigantët më të vegjël erdhën nga Kanaani. Ata ishin njerëz që burimet okulte i akreditojnë për shfaqjen e hibrideve njerëzore:
“Populli është më i madh dhe më i gjatë se ne; qytetet janë të mëdha dhe të rrethuara me mure deri në qiell; dhe për më tepër ne kemi parë bijtë e Anakimëve atje”.
Moisiu u kujtoi izraelitëve se anakimët ishin një komb i fuqishëm ushtarak, me qytet-shtete-kështjella të mbrojtura me mure të larta. Izraelitëve iu kujtua se fëmijët e Anakut ishin të mëdhenj, të gjatë, të njohur për aftësitë e tyre luftëtare dhe pyetën në mënyrë retorike: “Kush mund të qëndrojë përpara fëmijëve të Anakut!”
Më tej, Joshua konfirmoi gjatë pushtimit se Anakimët banonin në të gjithë Kanaanin. Në të vërtetë, Joshua luftoi kundër tyre në luftërat pushtuese.
“Në qoftë se Zoti do të jetë me mua, atëherë unë do të mund t’i dëboj, ashtu si ka thënë Zoti”.
Joshua hyri në tokën e pushtuar; Arbët dhe Anakimēt ose Ankimët shkuan në vende të tjera rreth Mesdheut si nê Egjipt, Fenikē, Turqi, Ballkan, ku i lanẽ emrin e tyre njẽ vendi, u hodhēn nē Itali dhe tē gjithē terrotorin e quajtẽn Pellazgji sipas Pelegut, parardhẽsit të tyre.