Albspirit

Media/News/Publishing

Një shtatore që po shkulet me rrënjë

Krenar Zejno

Një shtatore që po shkulet me rrënjë

të hedhë rrënjë dhe shtat nga e para.

*

Shaluar mbi acar e mermerin kallkan

kur një vrimë muri shponte një kitarë

nëpër hullinë e çarë, Berlinit, matanë

një ditë ashtu papritur e papandehur

ngreh shtatorja për herë të parë sytë

qiellit përpjetë dhe, anuar më ije, bie.

*

U rrëzua por ama ra me sytë nga retë

thanë sinoptikanë teksa poetë e qanë

shtatoren që tundej vendit aq më ngé

gjer la piedestal tek u plandos përdhé.

E në vend të kish rënë plasur në vend

mbeti ndër pezull, ndehur nëpër kohë.

*

Nesër, mes avuj e re, do ngjitet prapë

me këmbët e saj, njoftoi meteorologu

parashikimin e motit mbi të nesërmen

serenatë e paqtë nën sereno variabile

E do ngrehet mbi retë, me gjithë gurë

e duhmën e ligë që s’ka qiell ta mbajë.

*

Kur tok me frymën e vulgut nga vatrat

do mbarsin së bashku tjetër jugë të re

dhe një shi lemerie do rigojë butësisht

e do shpëlajë tru, dhe lëkurë lemurësh

urtësie lëmuar kah rrafshimi nënshtrim

E pergamenën, nënshkruar tërë popull

sizifësh ultësire, pa mornica as absurd.

Marrë nga vëllimi poetik “Nisemi” të Krenar Zejnos.

Please follow and like us: