Albspirit

Media/News/Publishing

Taip Sulko: Mirënjohje botuesit të “Onufrit” dhe të revistës letrare “Exlibris”

Kam kënaqësinë e veçantë t’ju ve në dijeni se ExLibris, gazeta më e madhe letrare dhe kulturore e botës shqiptare, në numrin e sotëm, 10 maj 2025, ka botuar bisedën time me shkrimtarin Flurans Ilia, mbajtur para disa ditësh, në Festivalin e Librit në Montreal.

Ky bashkëbisedim i titulluar “Sfida e rrëfimit shqip përkundër ligjit të numrave të mëdhenj”, përmbledh pyetje si “Çfarë është letërsia për ju?”, “Lidhjet mes letërsisë që krijohet jashtë atdheut me atë që krijohet në Shqipëri, Kosovë dhe trojet shqiptare”, “Gjuha dhe shkrimtari”, “Cilat janë shtysat që të bëjnë shkrimtar?”, “Çfarë është rrëfimi për ty?”, “Cilat janë sfidat e shkrimtarit dhe artistit?”, “A ka një lexues ideal?”, “Sfida e shkrimtarit përballë ligjit të numrave të mëdhenj”, “Cila është vlera reale e letërsisë?”, “Me kë shëmbëlleni ju si shkrimtar?”, “Ç’mund të bëjnë më shumë vetë shkrimtarët për nxitjen e letërsisë në gjuhën shqipe jashtë atdheut?” e të tjera. E falenderoj Fluransin për këto pyetje të cilat, të bëjnë, që, si pa dashje, nga të folurit për rrëfimin, të kalosh pa e vënë re se po rrëfehesh…

Gjej rastin t’i shpreh mirënjohjen time themeluesit dhe kryeredaktorit të ExLibris, z.Bujar Hudhri, për hapësirën që i ka kushtuar botimit të kësaj bisede në një gazetë kaq të njohur dhe me vlera si Exlibris.

Gazetën Exlibris mund ta gjeni në Tiranë (edhe te Libraria Onufri), në rrethe, si edhe në Kosovë, përballë Radio Prishtinës.

Tekstin e plotë të bisedës e gjeni në lidhjen (linkun), e gazetës ExLibris në vijim si edhe disa foto nga Festivali i Librit në Montreal.

https://exlibris.al/wp…/uploads/2025/05/EXLIBRIS_334.pdf

Please follow and like us: