Albspirit

Media/News/Publishing

Dea Toçi: Fund

Fundet nuk mbajnë aromë kurorash

me lule që zbukurojnë shumëçka,

veç shpirtit të mjeranit që valixhet ka ngritur,

rrugës për të ikur.

As flakën e qirinjve nuk e mbajnë

kur mëkatarët e ndezin si falje

e djegin në të rrugën që i shtruan së keqes,

të mirën duke vrarë

pa një udhë të mbarë.

Fundi është hapësira boshe

nën gjoks e mbi stomak,

me plot degëzime

që shuajnë qirinjtë e qelbin trëndafilat,

të kuq pa gjak.

Maj 2025.

Please follow and like us: