POLIFONIA E GRUPIT “DJEMTË E DELVINËS”, MARGARITAR NË LABËRI
Prof. Asoc. Dr. Zaho GOLEMI
Grupi polifonik “Djemtë e Delvinës” është i përbër prej tetë këngëtarë profesionistë, dhe është krijuar rreth gjysëm shekulli më parë duke vijuar të ruajë traditën e bukur të labërishtes. Në vitin 2002 është rikrijuar dhe rithemeluar për të vijuar më tej këngët që kënduan dikur grupi “Djemtë e Delvinës” si biblilat e këngës labe të Delvinës, Bujar Tabulla dhe mjaft të tjerë, që morën pjesë në grupin e të rinjve të Delvinës, që në moshë të re duke spikatur me zërin e veçantë pasionantët e këngës labe. Talentin e trashëgoi tek këngëtarët e rinj të grupit të të rinjve që kanë marrë pjesë në shumë koncerte, shfaqje televizive, festivale lokale dhe ne FFKombëtar të Gjirokastrës e më gjerë. Grupi këndon këngë për Delvinën, historinë, Labërinë dhe është sot simboli i qytetit duke i dhënë fytyrë të re këngës delvinjote labe. Ata kanë sjellë freski artistike duke depërtuar në histori në trashëgiminë e folklorit duke sjellë vlera të larta njerëzore.
Në arkivin e këngëve të grupi polifonik “Djemtë e Delvinës” gjen margaritarë të spikatur që të qetëson shpirtin, ndërkohë që nëse shfletojmë arkivin për grupin polifonik “Djemtë e Delvinës”, gjejmë këngët perla me jehonë të madhe të kënduar në gati gjysëmshekulli. Nëse depërtojmë në historikun e grupit, “Grupi polifonik i njohur “Djemtë e Delvinës”, u krijua në vitin 1979 në Pallatin e Kulturës, Delvinë. Pjestarë themelues të këtij grupi ishin: Bujar Tabulla, Avni Huda, Idajet Duka, Bejko Draci, Ylli Xhebro, Elmaz Pashako. Pas tre vitesh, më 1982 grupi realizoi inçizimet e para në “Radio Gjirokastra”: Ndër këngët e para janë: “Te baçeja, nën krua, ulu sorkadhe me mua”, “E vogël dhe shumë e bukur”, “Nën penxhere të shkova”, “Sy zeza hedhur mbi supe dy gërsheta”.
Më 1986 grupi mori pjesë në FKF të Gjirokastrës me vargjet e këngës: “Sot që mbushe 80, / ke ardhur siç thoshje vet,/ në vëndlindje sa herë vi,/ 20 vjeç bëhem i ri,/ katër fjalë me dritë ylberi,/ rron populli rron Enveri”, këngë fituese e vendit të II-të.
Më tej “Djemtë e Delvinës” në 1990 ishin pjesë e artistike, në kalanë e Beratit me këngën “Doli, more shokē doli,/ monella e lirë e Stambollit”, këngë e vlerësuar ndër grupet më të mira, ndërkohë që pas katër vitesh më 1994 kanë zënë vendin e tretë në Gjirokastër me këngën “Emnie”. Në vitin 1998 grupi konkuroi në Vlorë në takimin e grupeve polifonike labe me këngën “Për tya bëra kurbet,/ moj e vogël–o”. Këngët e këtij grupi janë lirike, heroike, epike, balada, më tekste të Myrteza Lekës. Natyrshëm grupi jetoi edhe “trazicionin dhe emigrimin”. Në Delvinë u rritën “Kaonët”, por më pas ish kryetari Islam Jupi, mbështeti rikrijimin e grupit polifonik “Djemtë e Delvinës” me Bujar Tabulla dhe më tej nga Arben Veliu, Avni Huda, Zarik Bajo, Elton Zholi, Miri Roboçi, Hektor Muzhai, Genci Tozo etj. Brezat zëvendësojnë njeri-tjetrin edhe në këngë. Emëri i grupit lartësohet. Grupi polifonik “Djemtë e Delvinës” vijon të prezantohen si grup i konsoliduar, me performancë të admirueshme, që meriton duartrokitje, përgëzime e urimet më të mira të publikut, duke shkëlqyer në skenat lokale e kombëtare.
Sot ky grup simpatik përfaqësohet denjësisht nga Roland Çiçi, Artur Xhuvani, Hasko Llakatura; Zarik Bajo, Bujar Bajaziti, Viktor Muxhai, Bashkim Tozo dhe Bihije Dida. Ata mbajnë gjallë jetëns social-kulturore të komunitetit, kontribuojnë drejtpërdrejtë dhe denjësisht në ruajtjen dhe promovimin e këngës tradicionale të trevës delvinjote si vlerë e çmuar e trashëgimisë kulturore shpirtërore, lëvrojnë fuqishëm këtë dukuri kulturore shpirtërore të Labërisë. Ata janë padyshim një vlerë e shtuar e të rëndësishme e Delvinës dhe e Labërisë, janë mjeshtra, bartës e interpretues të këngës polifonike veshur me kostumet tradicionale labe. Grupi i jep dritë e nur skenës kudo ku ka shkuar e kënduar.
Drejtuesi artistik, tekstshkruesit, marrësi, kthyesi, hedhësi, isua janë “instaluar” labërish dhe të trupëzuar me këngën labe, këngën e perëndive. Grupi është interpretues nga më të mirët e këngës polifonike shqiptare, pasi janë gjithmonë të gatshëm në zemër të Labërisë, aty ku kënga labërishte ka rrënjët e thella në popull, aty ku bëjnë jetë aktive në territorin në juridiksion e bashkisë së Delvinës dhe në mbarë Labërinë e më gjerë përtej trevës labe.
Në repertorin e tij, Grupi i Delvinës ka më shumë se dyqind këngë të kënduara në aktivitete të ndryshme, ndërsa marrësi i grupit Roland Çiçi di përmendësh më shumë se gjashtëqind këngë polifonike, por që mbështetet me dashamirësi nga përfaqësues të kulturës delvinjote, pushtetit vendor e kryetarit Besmir Veli. Por dimensionet e grupit nuk i fut dot në “tharkë”, pse shpirti i liri i këngëtarëve “fluturon” në aktivitete lokale dhe kombëtare. Dhe ja dy këngët e reja polifonike marrin jetë në “Vajzë fest 2025”.
Grupi polifonik “Djemtë e Delvinës” me marrës Roland Çiçi, kthyes Artur Xhuvani, hedhës Hasko Llakatura; Iso: Zarik Bajo, Bujar Bajaziti, Viktor Muxhai, Bashkim Tozo, Bihije Dida, që të gjithë një unitet zërash polifonikë, që me mjeshtërinë e tyre bënë vetëm pak prova në Delvinë, përgjatë rrugës Delvinë Kaninë për të “sinkronizuar” zërat, por edhe në provat “gjenerale” në Kaninë në Ballkonin e Kaninës si dhe më tej në Vajzë derdhën gjithë talentin e tyre në skenë. Natyrshëm Grupi polifonik “Djemtë e Delvinës” erdhën të mësuar e trajnuar në Vajzë, sepse lapçja nuk ka shkollë apo akademi.
Labçja mësohet tek burimi, tek rrënjët kaonike, tek stërgjyshërit, gjyshërit, baballarët e nënat, në fshatrat e Labërisë por dhe në qytetet që e rrethojnë Labërinë e deri në Tiranë, por edhe mbahet gjallë sot e këndohet kudo ku ka labër dhe që kanë ngritur e funksionojnë grupe polifonike edhe përtej deteve e oqeanëve, sepse kënga polifonike labe i ngjan një oqeani të thellë e të gjerë ku polifonia është një mrekulli labe e përhapur me profesionistë dhe me amatorë, është kënga që ka mahnitur shikues e teleshikues, është thjesht kënga e perëndive, kënga që vjen që nga thellësia kaonike dhe rrugëton e sigurt, kryeneçe, krenare dhe dinjitoze.
“Djemtë e Delvinës” kënduan në fshatin Vajzë më 24 gusht 2025, vargje të “qepura”, me mjeshtëri, që mbartin mesazhe të fuqishme dhe që janë vargje që emocionojnë dhe frymëzojnë brezat, por edhe që do të jetojnë gjatë në repertorin e grupit dhe do të jenë pasuri e tij, vargje të shkruara me plot dashuri nga Naxhip Onjea nga Fushëbardha por që fshatin Vajzë e ka fshatin e origjinës së të parëve para katër brezave (fisi Resuli/Manaj). Nga ana tjetër është një pasuri dhe trashëgimi e shtuar dhe e çmuar edhe për fshatin Vajzë, që drejtohet nga kryetari i SHKA “Vajzë” Irfan Birbilaj, që prej themelimit të kësaj shoqate.
“Gunat e bardha si borë”: “Nga Beuni niset kartë,/Drit’ e Labërisë, /Dërgon komisioni i lartë, /Vulën e lirisë; Ref: Gunat e Bardha si borë, /Lule dhe kurora,/ Me gjak e vunë sinorë,/ Është e jona Vlora!;/ Zun’ e dridhen gjeneralët, /Nga gryk e belxhikut, /Deti dallgë i bëri valët, /Prita të armikut;/ Ref: U bënë kështjella lirie,/ Kota me Kaninë,/ U mbush qielli me yje,/ Në gjithë Labërinë,/Ref: U ndezën vallet e këngët,/ Mbi lavdinë e gjakut,/ Vigan u ngritën të rënët,/ Palëve të bajrakut (flamurit), dhe
“Këngë për Vajzën”: “Supet-o gjerdan me yje,/ Këngët-o kushtrim lirie,/ Zonjë e rëndë Labërie, /Drit’ e larë në ylber,/ Lule e çelur në pranverë;/ Vajza jonë,/ Bijtë që me halle rrite,/ I ushqen me qumësht drite,/ Ndaj mbete Këngë në vite, / O gonxhe që çel behare,/ Ballëlara në tufane,/ Fodulle dhe kapedane;/ Beuni të rri kurorë Allatoi -mal me borë, /Hasmit i vure sinorë,/ Perlati me xha Alinë,/ Më shumë ta shtuan lavdinë, /Everest për krenarinë, /Vajza jonë”. Ishin dy këngë që ja shtuan bukurinë tre netëve të Fest Vajzë 2025, dhe natyrshëm morën pritshmërinë me duartrokitje të gjata për tekstin e goditur të shkruar nga poeti Nexhip Onjea, këngën labërishte që kumboi fuqishëm në fshatin e traditës në Vajzën e histrisë, kulturës dhe trashëgimisë së njohur labe. Delvina një copëz historie e rëndësishme e kombit ka nxjerrë në vijueshmëri këngëtarë të spikatur polifonikë më grupe të vjetra dhe të rinj, por fokusi ynë ndaloi këtë hërë tek këngët që shpalosën në Vajzë dhe për fshatin historik të Vajzës. Polifonia është një visar i madh i botës muzikologe ku rrjedh lirika, këngë trimërie, burrërie, lavdie, dashurie, epikën e trevës së ashpër burrërore me ngjyrime lokale, të pëlqyer në mbarë trojet shqiptare.
Polifonia labe, është pjellë e përëndive e kalorëse e shekujve që vjen prej thellësive shekullorë dhe ecën përmes shekujsh, por dhe mbijeton përmes shekujsh. Pa dyshim që Delvina ka pasur dhe ka korifenjtë e vet të këngës, sikurse ka treva vlonjate, Mallakastrës, Tepelenës, Selenicë, Himarë, Memaliaj, por edhe çdo fshat i Labërisë: Piluri, Fushëbardha, Zhulati, Bënça, Dukaj, Lazarati, Mashkullora, Vajza, Bolena, Kuçi, Dukati, Tërbaçi, mbarë Labëria, por edhe më gjerë. Ku këndohet labërishtja ka dritë më shumë, ka bardhësi dhe diell, atje ku lindin vituozët e këngës, ata dhe ato që i japin lezet çdo aktiviteti, çdo tavoline, në takime brezash, në gëzime dasmash, e festivale lokale e kombëtare, ku këndohet kënga e perëndive, labërishtja e mrekullive.
-&-