Albspirit

Media/News/Publishing

Yahoo Mail bllokohet nga Kongresi Amerikan

Përse Yahoo Mail është bllokuar nga kongresi Amerikan?

Mesa duket, dhoma e përfaqësuesve nuk është e kënaqur me këtë ofrues të email shërbimeve.

Yahoo Mail është bllokuar për një kohë të pacaktuar për shkak të disa sulmeve ndaj kongresit Amerikan. Një njoftim u është dërguar anëtarëve të stafit të dhomës së përfaqësuesve duke u shpjeguar arsyen e bllokimit si pasojë e sulmeve ndaj këtij institucioni. Bëhet fjalë për një Malware, pas infektimit me të cilin bëhet enkriptimi i të dhënave duke kërkuar më pas nga viktima që të paguaj për të dekriptuar këto të dhëna, transmeton Express. Ky lloj malware ka sulmuar shumë spitale duke bllokuar sisteme jetike për pacientët. Stafi i IT në kongresin Amerikan ka njoftuar se këto sulme vijnë përmes ofruesve të shërbimeve të internetit si Yahoo Mail apo GMail. Stafi kishte njoftuar se Yahoo Mail është bllokuar deri në një njoftim të radhës.

Please follow and like us: