Albspirit

Media/News/Publishing

Joseph: Vuçiqi bombastik u mund nga Osmani dinjitoze. Putini tashmë e ka hedhur Serbinë

Uashington, 23 prill 2024 – Profesori i Universitetit amerikan “Johns Hopkins”, Edward Joseph, e ka komentuar debatin mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të hënën.

Joseph ka shkruar në platormën X se Vuçiqi “bombastik” u mund nga Osmani “dinjitoze”, gjë që ai nuk e konsideron si surprizë, por si të pritshme.

“Surpriza më e madhe nga përballja e sotme e KS të OKB-së mes Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq: Vuçiqi bombastik u mund nga Osmani dinjitoze, e cila ishte shumë e përgatitur? Jo, kjo ishte e pritshme”, ka shkruar Joseph.

Ai ka theksuar se surpriza e vërtetë e debatit në KS të OKB-së ishte se Kosova dhe Rusia ranë dakord për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s të vitit 1999.

“Osmani: ‘Ndërhyrja e NATO-s … shënoi një … moment historik vendimtar në historinë e njerëzimit..” Përfaqësuesi rus: ‘Agresioni i NATO-s kundër ish-Jugosllavisë u bë një pikë uji në historinë globale””, ka shkruar Joseph.

Profesori i Universitetit “John Hopkins” ka thënë se President i Rusisë, Vladimir Putin, e ka bratisur Serbinë, ndërsa Kosovën e përdor sim jet kundër Ukrainës.

“Zbulimi – i njohur për serbët e gatshëm që të përballen me të vërtetën: Për Moskën Kosova është thjesht një mjet që mund ta përdorë kundër Ukrainës. Putini tashmë e ka hedhur Serbinë nën autobus, duke u thirrur në ndërhyrjen krejtësisht të ndryshme të NATO-s në rastin e Kosovës për të legjitimuar agresionin rus në Ukrainë.

Jo, Putin: Nuk do të ketë ‘marrëveshje paralele’ për Kosovën dhe Ukrainën në KS të OKB-së. Nuk do të ketë ndarje as të njërit as të tjetrit vende. Mbizotëron versioni i Osmanit për ndërhyrjen e NATO-s”, ka shkruar Edward Joseph.

Edward Joseph i bëri këto komente mbi postimin e Presidentes Osmani, e cila e cilëson ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë si kthesë vendimtare në historinë e Kosovës, por edhe në historinë moderne të njerëzimit.

“Kjo ka ndodhur vetëm 25 vjet më parë, kur ndërhyrja e NATO-s, së bashku me aspiratën e palëkundur të popullit tim për liri dhe pavarësi shënoi jo vetëm një kthesë vendimtare në historinë e vendit tonë, por edhe një kthesë vendimtare në historinë moderne të njerëzimit”, ka shkruar Presidentja Osmani.

Please follow and like us: