Albspirit

Media/News/Publishing

KOLEGJI AAB ME REKORD VIZITASH PËRMBYLL SUKSESSHËM DY DITËT E PANAIRIT TË EDUKIMIT 2024

Për dy ditë me radhë (16 dhe 17 prill) Kolegji AAB ishte targeti i një numri të madh maturantësh gjatë Panairit të Edukimit, që u mbajt në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Ky panair është përmbyllur suksesshëm sot për institucionin tonë, ndërsa vizitë realizoi edhe rektori Blerim Olluri, duke parë nga afër interesimin e dukshëm të shprehur nga vizitorët e tjerë.

Si çdo edicion të deritanishëm Kolegji AAB është kujdesur që edhe këtë herë të jetë në përpikëri me kërkesat e maturantëve, duke ndarë informata për institucionin, oferta të shumta si dhe detaje rreth programeve të studimeve.

Kolegji AAB me rekord vizitash përmbyll suksesshëm dy ditët e Panairit të Edukimit 2024

Please follow and like us: