Albspirit

Media/News/Publishing

LULZIM TAFA ZGJIDHET ANËTAR I AKADEMISË SË SHKENCAVE TË SHQIPËRISË

22 Prill 2024

Asambleja e Përgjithshme e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë ka zgjedhur sot si anëtar të jashtëm të saj poetin e mirënjohur, profesorin dhe ish rektorin e Kolegjit AAB Lulzim Tafa.

Poeti Lulzim Tafa i cili me artin e tij është bërë shumë i njohur kudo në botë, është anëtar i shumë akademive ndërkombëtare, fitues i çmimeve prestigjioze për letërsi dhe titujve të shumtë nderi në akademi e universitete botërore. Ai është njëri ndër poetët kosovar më të njohur në botë, poezitë e të cilit janë përkthyer në rreth tridhjetë gjuhë të botës.

Së fundmi poeti Tafa është dekoruar edhe nga presidenti i Francës Emmanuel Macron me dekoratën “Oficer i Urdhërit Kombëtar të Letrave dhe Arteve”, si një nga çmimet më të larta që ndahet nga shteti francez në fushën e artit dhe letërsisë.

Çerçiz Loloçi: Kur territori i letërsisë shkon përtej atij amtar

Please follow and like us: