Albspirit

Media/News/Publishing

Ermonela Jaho: Kushdo që i dedikon jetën pasionit të tij është gjithmonë fitues

Ermonela Jaho: Kushdo që i dedikon jetën pasionit të tij është gjithmonë fitues

Ajo u shpall fituese e një prej çmimeve më të rëndësishme të profesionit të saj, i cilësuar ndryshe si “Oscar” për një Soprano.

Sigurisht që Ermonela Jaho nuk mund të mos shkruante disa fjalë të ndjera për publikun që e ka mbështetur gjithnjë e sidomos atë shqiptar.

“Dua të falenderoj të gjithë admiruesit e artit tim nëpër botë dhe veçanërisht në Shqipëri për mbështetjen dhe dashurinë…..

Kushdo që i dedikon jetën pasionit të tij është gjithmonë fitues… Ju dua të gjithëve!,”-shkruan Jaho pas marrjes së çmimit.

Ky çmim i është dhënë yllit shqiptar të muzikës operistike, gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve të zhvilluar të dielën në mbrëmje në Teatrin Savoy të Londrës.

Please follow and like us: