Albspirit

Media/News/Publishing

Rrëzohet furgoni në Berat, një i vdekur dhe disa të plagosur

Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Pashalli të Beratit. Mendohet se një grua 54 vjeçare humbi jetën nga rrëzimi i një furgoni dhe disa persona mbetën të plagosur. Mësohet se si pasojë e aksidentit ka gjetur vdekjen e menjëhershme 54-vjeçarja F.H., ndërsa ka mbetur i plagosur bashkëshorti i saj Z.H., 60 vjeç, banues në Urën Vajgurore. Sipas informacioneve paraprake, në mikrobusin me targa AA705Fl udhëtonin 15 pasagjerë. Policia e Beratit ka arrestuar drejtuesin e mjetit, shtetasin me iniciale Y.V., i cili po merret në pyetje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Please follow and like us: