Albspirit

Media/News/Publishing

Londër, May: Bisedime të hapura me Merkelin dhe Hollande për Brexit

Kryeministrja e re britanike, Theresa May deklaroi se kishte planifikuar bisedime të hapura dhe të sinqerta me Merkelin dhe Hollande për çështjen Brexit, gjatë vizitës së saj të parë të përtejdetit që pas marrjes së postit.

Pritet që May të takohet sonte me kancelaren gjermane, Angela Merkel në Berlin.

Merkel do ta presë Mayn me të gjitha nderimet ushtarake në ndërtesën e kancelarisë, në qendër të Berlinit, përpara se ta ftojë për një darkë pune lideren e re britanike.

”Jam e vendosur që Britania e Madhe ta bëjë në mënyrë të suksesshme largimin nga Bashkimi Evropian dhe pikërisht për këtë unë vendosa që ta vizitoj kaq shpejt Berlinin dhe Parisin”, tha May me anë të një deklarate.

“Unë nuk e nënvlerësoj sfidën e negocimit të largimit tonë nga unioni dhe besoj fort se të folurit hapur dhe në mënyrë të sinqertë  lidhur me çështjet me të cilat do të përballemi do të jetë një pjesë e rëndësishme e negocimit të suksessëm”, thekson May.

Nesër, May zhvillon vizitën zyrtare në Paris.

Please follow and like us: