Albspirit

Media/News/Publishing

“Kujtimet e një Firmëtari”, botimi i rrallë i një prej dëshmitarëve historikë të ngjarjeve të pavarësisë

hajredin“Kujtimet e një firmëtari”, është botimi më i ri që vjen në duart e lexuesve të apasionuar me ngjarjet historike, i shkruar nga  Hajredin Bej Cakrani një prej dëshmitareve historikë të ngjarjeve të pavarësisë, por jo vetëm, ato vijnë për lexuesin në vigjilje të ditës së 28  nëntorit.

Hajredin Bej Cakrani një përfaqësues i denjë i aristokracisë shqiptare  nuk është thjesht një dëshmitar i ngjarjes më të rëndësishme të historisë 500 vjeçare të Shqipërisë. Por si një pjesëmarrës aktiv në zgjimin e ndërgjegjies kombëtare dhe mëvetësisë nga Perandoria Otomane, Hajredin Beu përshkruan  në mënyrë realiste përpjekjet e mëdha të të gjithë atyre që kërkonin një Shqipëri më të mirë.

Si rrallë kush nga dyert e bejlerëve Hajredin Bej Cakrani kishte kuptuar se mëvetësia   nuk  ishte thjesht  një çështje politike, por në radhë të parë iluminimi i popullatës së prapambetur dhe dituria e brezit të ri. Së bashku me të vëllanë një tjetër figurë interesante, por ende e panjohur Bektash Cakranin,  ata  hapën një prej shkollave të para në shqip  duke financuar jo vetëm për ngritjen e saj,  por edhe për një sërë mësuesish.

Në historiografinë e varfër shqiptare të fillim shekullit të 20-të rrallë kush ka qenë dëshmi kaq interesante dhe personale mbi përpjekjet që sollën Pavarësinë.

Megjithatë nga kujtimet që duhet thënë se janë shkruar në një moshe të kaluar, vijnë një sërë këndvështrimesh ndryshe për disa nga figurat kryesore shtetformuese shqiptare. Këndvështrime sa origjinale aq edhe kritike duke sjelle dimensione të tjera për disa prej emrave të njohur shqiptare. I mprehtë therës dhe shpesh me një toskërishte plot ngjyra  Hajredin Beu jep versionin e tij mbi disa prej ngjarjeve të rëndësishme të pas pavarësisë duke na shpjeguar në detaje arsyet e rënies së qeverisë Vlora, Luftën e Vlorës, rebelimin e Qamilistëve apo  ngritjen meteorike të Zogut .

Kujtimet e Hajredin Beut duhen lexuar në kontekstin kohor dhe  si një dëshmi autentike e përfaqësuesit të një familje që ka kontribuar për Shqipërinë. I panjohur më parë dhe i lënë në harresë me këto kujtime të lëna në dorëshkrim duket se Hajredin Cakrani një prej Firmëtarëve të Pavarësisë  kërkon të flasë nga thellësia e viteve, si për të na kujtuar se historia jo gjithmonë shkruhet nga fitimtarët.

Please follow and like us: