Albspirit

Media/News/Publishing

Harvard, rekord donacionesh/Grumbullon $1.2 mld në 2016, nga 41 mld që është totali

Universiteti i Harvardit, që është edhe më i pasuri në botë, ka thyer një tjetër rekord, duke grumbulluar plot 1.2 miliardë dollarë donacione gjatë vitit 2016.

Por kjo shumë, është fshirë thuajse tërësisht nga rreth 2 miliardë dollarë investime dhe shpenzime operative. Në vend të dytë, sipas këshillit për ndihmën ndaj edukimit, renditet universiteti i Stanford, që ka grumbulluar 951 milionë dollarë. Kjo është hera e dytë në 12 vite që Harvard i zë vendin e parë Stanfrod në këtë renditje.

Shuma totale është në rritje me 2% në krahasim me një vit më parë. 20 universitet kryesore në vend kanë grumbulluar 27% të shumës totale, duke vijuar traditën e përqendrimit të parasë te shkollat më të pasura. Paratë e grumbulluara nga donacionet tregojnë edhe njëherë sesi, universitet e pasura i përdorin këto para për të zhbërë investimet e dobëta.

Në total të gjitha institucionet e arsimit të lartë në Shtetet e Bashkuara grumbulluan donacione për një vlerë prej 41 miliardë dollarësh përgjatë vitit 2016, ndërkohë që 27% e këtyre parave kanë shkuar për më pak se 1% të institucioneve.

Please follow and like us: