Brajan Ji: SHBA do mbështesë anëtarësimin në NATO të të gjitha vendeve të Ballkanit

Shtetet e Bashkuara do të angazhohen edhe më tej që vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen anëtare në NATO për sa kohë e dëshirojnë këtë. Kështu deklaroi zv.ndihmës sekretarit amerikan i shtetit, Hojt Brajan Ji, në Budva, ku po mbahet forumi i sigurisë euroatlantike për evropen juglindore. Ai tha se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO është një ndryshim dramatik për mirë. Kemi parë retorikë nacionaliste të frikshme dhe politika të ndarjes, kemi parë gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, kërcënime nga politikanët e Serbisë, sulme në Parlamentin e Shkupit, bojkot nga opozita e Malit të Zi. Në mënyrë që të iket nga këto, udhëheqësit duhet të gjejnë guxim politik për reformat e nevojshme, në interes të qytetarëve. Shpresoj që kryeministri i ri i Kosovës do ta gjejë kurajon për të miratuar marrëveshjen kufiritare me Malin e Zi”, deklaroi zoti Ji në forum.