Albspirit

Media/News/Publishing

Dalin emrat e kandidatëve të PAA në listat e PD

Janë vendosur emrat e kandidatëve të PAA në listat e PD që do të garojnë për 25 qershorin.

PAA do të ketë kandidat të 5-të në Fier, Olsi Cukaj, në Tiranë renditet i 13-i Adi Haxhiymeri, ndërsa vetë kryetari i kësaj partie Agron Duka renditet i 5-ti në listën e  Durrësit.

“Është arritur marrëveshje bashkë me zotin Ndoka, Dashamir Shehin, të gjitha partitë aleate. Nuk ka parti të regjistruara, mund të regjistrohet Fatmir Mediu teknikisht. Se di fare për listat e PD. Di që janë mbyllur listat tona dhe qëllimet janë përmbushur. Pas rreth 1 ore mendoj se do t’i publikojë Basha listat dhe do i’a dërgojë KQZ-së”- tha Duka pak më herët pas takimit me Bashën.

Po ashtu mësohet se kreu i PBDNJ Vangjel Dule do të jetë në një vend të sigurtë në listën e PD në Vlorë.

Please follow and like us: