Albspirit

Media/News/Publishing

Çako: Policia ka marrë masat për zgjedhjet, qytetarët të denoncojnë çdo shkelje të ligjit

Gjatë një prononcimi për mediat një ditë para zhvillimit të zgjedhjeve të 25 qershorit, drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Cako komentoi rolin e policisë në procesin zgjedhor. Çako tha se policia ka marrë të gjitha masat për një proces zgjedhor të rregullt, ndërsa i bëri thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo shkelje të ligjit. “Policia ka marrë të gjitha masat për procesin zgjedhor. Qytetarët të denoncojnë çdo shkelje të ligjit dhe punonjësit të jenë korrekt në kryerjen e detyrës se tyre. Task-Forca monitoron veprimtarinë e policisë” tha Haki Çako.

Please follow and like us: