Albspirit

Media/News/Publishing

Pas një beteje disavjeçare me sëmundjen, ndahet nga jeta gazetarja Irena Vreto

Ditën e sotme ka ndërruar jetë gazetarja njohur korçare, Irena Vreto, pas një beteje të gjatë me një sëmundjen të rëndë. Lajmin e hidhur e ka dhënë kolegia e saj Albana Çakshiri, e cila shkruan se sëmundja e rëndë për 4 vite të gjata triumfoi me gjithë luftën e Irenës.

“Te nderuar miq dhe dashamires,

Sot ka nderruar jete shkrimtarja dhe gazetarja e njohur Irena Vreto. Semundja e rende per 4 vite te gjata dhe te tmerrshme triumfoi, megjithe luften e forte te Irenes. Nuk doja te shkruaja nje lajm te tille, per nje zonje qe miresine e kishte lajtmotivin e jetes se saj. Per nje intelektuale dhe artiste te rralle si ajo. Natyrisht dua te jem mirenjohese per njerezit qe e ndihmuan Irenen ne keto vite te veshtira.
Irena qofsh e parajses!
Ceremonia mortore neser ora 11.00 tek Kisha e Shen Sotirit(tek Parku “Rinia”.
Le ta percjellim se bashku Irenen tone”, shkruan Çakshiri.

Please follow and like us: