Shpresë për impotentët, francezët krijojnë spermën arificiale

Një grup shkencëtarësh nga Lioni i Francës, kanë deklaruar se kanë krijuar spermë, si pjesë e një projekti zhvillimor, që do të ndryshonte mijëra jetë njerëzish. Sperma e prodhuar në mënyrë artificiale, do të shfrytëzohet për të trajtuar rastet kur meshkujt janë impotent dhe të sëmurë nga kanceri. Mirëpo, ekspertët ende kanë dyshime, sepse nuk po mund të arrijnë të masin dhe vërtetojnë kualitetin e spermës, transmeton Telegrafi. Philippe Durand ka deklaruar për Independent se ekipi i ka bërë biopsitë e para nga testi. “Ne kemi krijuar një sasi të konsiderueshme të spermës së pjekur, e cila mund të shfrytëzohet në mënyrë klinike”, ka thënë Durand. Ai ka konfirmuar se hapi tjetër, është t’i japin jetë një miu, përmes spermës së minjve, të krijuar me po të njëjtën metodë. Sipas raportit, kjo metodë e ngjizjes me spermë artificiale, mund të filloi të përdoret në katër vitet e ardhshme.