Albspirit

Media/News/Publishing

Basha: Ndërkombëtarët do të nxjerrin të dhëna tronditëse për krimin

Kreu i PD-së Lulzim Basha, nga foltorja e Kuvendit, ka paralajmëruar se shumë shpejt ndërkombëtarët do të nxjerrin fakte tronditëse për krimin në Shqipëri. Ai ka kërkuar nga ndërkombëtarët që të rrisin presionin ndaj Ramës, që të ndërpresë mbështetjen për drogën.

“Dua të paralajmëroj se krimi dhe droga janë kthyer në adrenalinën e Shqipërisë. Shqipëria prodhon dhe konsumon drogë dhe krim e nënproduktet e krimit. Paratë e krimit po depërtojnë kudo, sektori i ndërtimit po bie në dorë të krimit, turizmi po bie në dorë të krimit. Të dhëna tronditëse do publikohen në javët e ardhshme nga partnerët ndërkombëtarë për këto çështje. Sektori bankar në industrinë e pastrimit të parave të drogës me mbështetje të drejtpërdrejtë nga ty Edi Rama. Dua t’i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të rrisë trysninë e gjithanshme ndaj Edi Ramës që ai të ndërpresë mbrojtjen që i jep krimit e t’i japë fund aleancës me krimin për hir të sigurisë në rajon e kudo”, tha Basha. Pak ditë më parë, ishte Petrit Vasili që paralajmëroi publikimin e informacioneve, se ku shkojnë paratë e pushtetarëve dhe të llogarive bankare.

Please follow and like us: