Albspirit

Media/News/Publishing

Blerta Leka: Bëj gjithçka për promovimin e Shqipërisë

Prezantohet video e përfaqesueses së Shqipërisë në “Miss Universe”, Blerta Leka. “Miss Universe Albania”, Blerta Leka, shihet në videon zyrtare duke qëndruar “guximshëm” mes malesh, metafore e kapërcimit të vështirësive dhe përpjekeve. E veshur me një fustan të kuq  Miss Leka është gati per te nisur fluturimin e saj te endrres drejt Miss Universe qe mbahet ne 26 Nentor ne Las Vegas. “Ishte një nga skenat më të vështira që kam marrë pjesë deri tani. E vështitë për t’u ngjitur por  akoma më e vështirë të qëndroje në 620m mbi nivelin e detit.  Dhe kur videografi, Blerti Talelli, kërkonte herë pas here të pozoja symbyllur nuk mendoja më për veten por që video të dilte sa më e bukur, që t’u pëlqente të gjithë shqiptarëve që do të jenë me mua në natën e 26 Nëntorit”. 19 vjecarja Blerta Leka nga Tirana u kurorëzua si Miss Univerese Albania në finalen e 29 Qershorit në Pallatin e Kongreseve pas një gare që kishte 20 pjesmarrëse dhe tre raunde. Shoqëruese e parë u zgjodh Inger Skurra po nga Tirana./RevistaVip.

Please follow and like us: