Albspirit

Media/News/Publishing

Gazetarja Mimoza Picari rikthehet në Top-Channel

Zbulohet arsyeja se pse gazetarja Mimoza Picari ka lënë drejtimin e emisionit Boom në OraNews. Burime të newsbomb.al, konfirmojnë se Mimoza Picari do të kthehet në shtëpinë e saj të vjetër, Top Channel. Newsbomb.al mëson se Mimoza Picari do të rikthehet si kryeredaktore e emisionit “Fiks Fare” në TCH, duke qenë nën drejtimin e Filip Çakulit. Rikthimi i Mimoza Picarit në televizionin që ka qenë shumë vite më parë vjen në një kohë kur nga TCH pati një eksod të madh gazetarësh, ndërkohë që largimet shkaktuan shumë lajme edhe në median online. Picari, e cila u largua me konsensus nga OraNews, i la vendin Fiori Dardhës.

Please follow and like us: