Albspirit

Media/News/Publishing

Florion Mima: Mafia shqiptare zotëron 12 miliardë euro nga droga

I ftuar në emisionin”Top Story” në Top Channel, deputeti i Partisë Demokratike, Florian Mima, ka debatuar me Ervin Bushatin lidhur me programin 1 miliard eurove të cilin ky i fundit u përpoq ta prezantonte si një sukses të pritshëm të qeverisë Rama 2. Duke ju përmbajtur një raporti të fundit të Europolit, deputeti Mima deklaroi se shuma e  përgjithshme e fitimeve të ardhura nga droga kap shifrën e 24 miliardë eurove, nga të cilat 12 miliardë euro i disponon mafia shqiptare. “Raporti zyrtar i Europolit thotë se të ardhurat prej trafikut të drograve kapin vlerën e 24 miliardë eurove, ndër to 12 miliardë euro i disponon mafia shqiptare. Ndërsa xhiro e kokainës për konsum të brendshëm kap vlerën e  2,3 miliardë eurove”, ka deklaruar deputeti Florian Mima.
Please follow and like us: