Albspirit

Media/News/Publishing

Shokon pedagogu i njohur: Mishi që vjen nga jashtë është me probleme

Pedagogu i njohur Kristaq Bërxholli ka folur ditën e sotme për sigurinë ushqimore në vend dhe ka deklaruar se mishi që vjen nga jashtë është probleme. Sipas Bërxhollës në gjalpin në tregëtohet në vend ka vaj palme.

“Nuk mbushet tregu me mish pule. Tregu e mbushin e mish derri dhe viçi. Prodhimi vendas po merr një goditje tjetër. Vijnë viça nga Bullgaria, Maqedonia. Personalisht na kanë dalë që këto mishra janë me shumë probleme. Shërbimi Veterinar nuk është në punë. Për sigurinë ushqimore nuk është vetëm AKU, AKU është vetëm një pjesë. Qeveria e ka të konceptuar gabim sigurinë ushqimore.

Mishi është me ngjyrues pasi rri një kohë të gjatë në frigorifer. Raporti për mishin vendas i jep një goditje tregut. Ne kemi Institutin për të bërë këto analiza. Institucionet shtetërore janë bërë si pensione se aty janë punësuar njerëz që nuk kanë asnjë eksperiencë dhe s’ka kanë idenë kësaj punë. Raportet kryesisht nuk janë të besueshme pasi drejtohen nga biznesmenë. Drejtorët e institucionet ndërrohen si mbreti gratë.

Vaji i palmës te gjalpi kjo është e vërtetë dhe ka dalë . Ne i konstatojmë si probleme por nuk marrim masa për ta zgjidhur problemin.”, u shpreh Bërxholi në FaxNews.

Please follow and like us: