Albspirit

Media/News/Publishing

Arnold Schwarzenegger: Jam i trishtuar për Eliza Dushkun

Deklarata e fundit e aktores me origjinë shqiptare Eliza Dushku, se është ngacmuar seksualisht në moshën 12-vjeçare në setin e xhirimit, nga ish-koordinatori i dublantëve, Joel Kramer, ka shkaktuar mjaft reagime në Hollywood. Një prej tyre ka qenë edhe aktori i njohur Arnold Schwarzenegger, i cili asokohe ka qenë pjesë e kastit të filmit “True Lies”.

“E sigurt që diçka do të bënim (po ta dinim). Jam i shokuar dhe i trishtuar për Elizën, por edhe krenar. Përveçse është një grua e talentuar, e mrekullueshme, është kaq kurajoze”,-ka shkruar aktori i njohur në Twitter.

Please follow and like us: