Albspirit

Media/News/Publishing

Vili Minarolli publikon librin “Ngjarje që nuk harrohen”

Profesori i njohur Vili Minarolli, njëherësh ish-deputet i Partisë Demokratike si dhe ish-ambasador i Shqipërisë në Greqi, ka publikuar librin e tij që titullohet “Ngjarje që nuk harrohen”.

Profesor Minarolli, shprehet se libri “Ngjarje që nuk harrohen” paraqet një bisedë me vetveten, teksa përshkruan ngjarje të përjetuara nga politika dhe diplomacia, si dhe gjykimet e autorit rreth tyre.

Libri është i ilustruar me foto të ndryshme dhe është shpërndarë në librarit kryesore, ku lexuesi i apasionuar pas politikës dhe historisë dhe jo vetëm, mund ta gjejë.

Profesor Vili Minarolli, lindi në Elbasan më 8 gusht 1944, ndërsa mbaroi gjimnazin në shkollën “Petro Nini Luarasi” në Tiranë. Ai është diplomuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në degën Matematikë, ndërsa ka mbrojtur më pas edhe gradën Doktor Shkence.

Minarolli ka shërbyer në misione diplomatike në Beograd, Athinë e Austri, ndërsa për 3 legjislatura ka qenë i zgjedhur si deputet i Partisë Demokratike, ku ka mbajtur edhe poste drejtuese. Ai u largua nga jeta politike dhe diplomatike në vitin 2013.

Please follow and like us: