Zbulohet molekula që shkatërron qelizat kancerogjene

Në Itali është prezantuar si zbulimi i një molekule që vret qëlizat kancerogjene “duke i trullosur”. Studiuesit e Institutit të Sëmundjeve Tumorale në Milano shpjegojnë se kjo molekulë është e aftë të veprojë mbi disa qëliza malinje të tumorit të tiroideve, duke i shkatërruar ato përmes një mekanizmi të ndryshëm nga ai tradicionali me ilace të kimioterapisë. Eksperimenti dha rezultate pozitive në laborator. Tek pacientët nuk është provuar ende. Maria Grazia Borrello, biologe një prej autoreve të këtij zbulimi thotë se tumoret e tiroideve po shtohen në mbarë botën. Më të prekur janë gratë nga 25 deri në 70 vjec. Aktualisht kura është trajtimi me jod radioaktiv, por thuajse 10 përqind e pacientëve nuk reagojnë ndaj saj. Terapi alternative nuk ekzistojnë. Molekula e zbuluar, – shpjegon Borrello, – është një mikro ARN, një fije e hollë dhe shumë e shkurtër e acidit ribonukleik. Kërkimet shkencore zbuluan se një gen shumë shpesh i aktivizuar tek tumoret e tiroideve ishte në gjendje të ulte nivelin e këtij mikro –ARN, që quhet “miR-199a-3p”. Shkecëntarët ishin të njëmendje se roli i molekulës do të ishte i kundërt me këtë gen, do të shërbente si shtypës i tumorit, duke penguar rritjen e tij. Ata verifikuan që në tumoret e tiroideve, ashtu si edhe dyshonin, kjo molekulë ishte e pranishme në doza të vogla. Në eksperimentet laboratorikë, in vitro, u provua se qelizat kancerogjene shkatërroheshin prej saj. Interesant ishte fakti se këto qeliza nuk vdisnin si pasojë e përshpejtimit të ciklit të tyre, i njohur si apoptosis, por mbusheshin me fshikëza të lëngshme dhe shpërthenin.