Albspirit

Media/News/Publishing

Dua Lipa e ftuara e veçantë në mediat franceze

Suksesi i saj është i njohur. Dua Lipa përben një emër të famshëm në industrinë e momentit të muzikës, çka e bën shumë të kërkuar edhe në mediat franceze. Dalja e saj e fundit ishte në “Le grand Journal”, programi i pasdites në Canal+, që trajton çdo temë të rëndësishme të aktualitet, ku nuk mungojnë “Special Guest”, të ftuarit special të programit. Dhe të martën ishte artistja me origjine shqiptare. Dua Lipa solli live dy hitet e saj te para, “New love” dhe “Be the one”. Një ditë më parë mediat italiane zbuluan edhe titullin e këngës se re, “Hotter than Hell”, “Me nxehte se ferri” qe te le te imagjinosh për një atmosfere sensuale e denjë për një ish modele si Dua Lipa. Me ketë këngë shkruajnë mediat italiane, artistja kërkon të rinjoh të njëjtin sukses si me këngën “Last Dance”, që vazhdon të qëndrojë në 20-en më të mirë të klasifikimeve evropiane.

Please follow and like us: