Albspirit

Media/News/Publishing

Deklaratë e SHBA dhe BE kundër axhendave personale të politikës

Faktori ndërkombëtar në 25 vitet e fundit ka patur një rol vendimtar në zhvillimet e Shqipërisë. Janë ata që kanë vënë para klasën politike të ndjekë interesin publik dhe jo axhendat personale. Sot delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Ambasada Amerikane kanë përcjellë një deklaratë drejtuar palëve për të miratuar pa vonesa aspiratën e 91 % të shqiptarëve për të miratuar reformën në drejtësi. “Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpresin rifillimin e dialogut në komisionin parlamentar për reformën në drejtësi. U bëjmë thirrje të gjitha partive politike që të dëgjojnë 91% të shqiptarëve që e mbështesin këtë reformë të rëndësishme, duke e çuar atë drejt përfundimit me sukses pa vonesa apo pengesa. Të gjitha partitë politike kanë një rol në këtë proces dhe kanë përgjegjësinë madhore për të arritur një marrëveshje”-thuhet në deklaratë.
Please follow and like us: