Albspirit

Media/News/Publishing

Dy interpretime patriotike të Pirgut: Një krenari për Shqipërinë

Shqipëria është vetëm 2.7 milionë banorë, por ka prodhuar kaq shumë këngëtarë brilantë operash. Ky është një konstatim që na bën krenar dhe që e gjen tek mediat më të njohura në botë. Këtë herë gazetari Tim Edwards i ClassicFM vjen në Shqipëri për të ndjekur Saimir Pirgun, që ka performuar në institucionet më prestigjioze ndërkombëtare të muzikës si në “Royal Opera House”, “Scala”, “Vienna State Opera” dhe “New York Met”. Gazetari jo vetëm ndjek interpretimet e tij në Tiranë, por Pirgu i shoqëron në disa prej vendeve më të bukura të Shqipërisë, si në Apolloni dhe Krujë. Më pas u tregon bujarinë shqiptarë dhe u ofron ushqimet tradicionale. “Konfirmojmë se birra dhe vera shqiptare janë shumë të mira, gëzuar,” thotë gazetari. Dhe qershia mbi tortë: Dy interpretime brilante të Pirgut për ClassicFM. Një prej tyre në Kalanë e Krujës dhe një këngë popullore shqiptare, “Çika e malit”.

Please follow and like us: