Albspirit

Media/News/Publishing

Dua Lipa në maj vjen në Brooklyn dhe Los Angeles

Këngëtarja nga Kosova me pashaportë britanike, Dua Lipa, ka njoftuar në statusin e saj në Facebook, se ajo dhe grupi i saj , vjen për herë të parë në turne, në New York dhe Los Angelos, pas debutimit të saj në SXSW.

Dua Lipa, tregon se më 4 maj ajo dhe grupi i saj do të ketë në show në një nga lagjet më të mëdha të New Yorkut, në Brooklyn, ku jetojnë edhe shumë emigrantë shqiptarë dhe do të mbyllë turneun e saj të parë në SHBA, në Los Angeles, të Californias më 6 maj.

Dua Lipa, sipas gazetarëve, po cilësohet si pasuesja e Rita Orës. Këngën më të re për tregun ndërkombëtar e ka pasur “Be the one” .

Gjatë turneut në SHBA, Dua Lipa, ka për të publikuar videoklipin e saj më të ri, “Last Dance”, realizuar ky me kompaninë Warner Bros, thuhet në njoftim.

Këngëtarja 20-vjeçare, me origjinë nga Kosova ka bashkëpunuar me artistë të mëdhenj siç janë Greg Wells që ka bashkëpunuar me Adele dhe Katy Perry, Emile Haynie me Bruno Mars e Lana Del Rey, etj.

Dua Lipa, është vajza e këngëtarit të rokut Dukagjin Lipa, nga Kosova, i cili është pjesë e grupit të njohur, “Oda”.

Projekti më i fundit i këngëtares shqiptare me pashaport Britanike, Dua Lipa, “New Love” thuhet se ka arritur një pëlqyeshmëri të madhe. (Beqir Sina)

Please follow and like us: