Albspirit

Media/News/Publishing

Era Istrefi drejt tregut botëror 

Era Istrefi është këngëtarja kosovare e cila po arrin sukseset më të mëdha në industrinë e muzikës. Pas tregut shqiptar, ajo po shënon sukses edhe në tregun botëror. Ajo ka punuar ngadalë por gjithmonë me talent fantastik dhe me krijimet më të bukura muzikore të cilat i mundësuan asaj që sot të shijoj shumë suksese duke filluar nga kontratat e mëdha, koncertet e mahnitshme, intervistat në media të njohura botërore e shumë gjëra të tjera. Suksesi i radhës i Erës, është edhe nominimi i këngës “Bon Bon”, nga “Big Apple Music Awards 2016”, për çmimin e këngës hit të vitit. Era, është nga ato këngëtaret që ka arritur gjithçka që ka synuar, e sigurisht që synimet e saj nuk kan të ndalur dhe do i mundësojnë asaj të arrij edhe shumë gjëra të suksesshme dhe të bukura në botën e showbizit.
Please follow and like us: