Albspirit

Media/News/Publishing

Rihanna me album të ri 

Albumi i ri i Rihannas pritet të vijë më shpejtë se që ishte paraparë.

Pavarësisht se lëshoi albumin “Anti” në janar, 28-vjeçarja ka punuar shumë në materiale të reja për albumin e ardhshëm.

Materiali i ri mund të përdoret si pjesa e dytë e kampanjës “Anti”. Kështu bën të ditur producenti Cardo.

“Ka shumë incizime në të cilat kemi punuar dhe që pritet të dalin. Nuk mund të them asgjë, por kemi incizime me Rihannan”, ka thënë Cardo për “Complex”, transmeton koha.net. “Kaq mund të them. Nuk mund të them asgjë më shumë, pos që kemi një incizim mes Rihannas dhe Cardo”.

I pyetur nëse kënga e incizuar do të jetë e tij në bashkëpunim me Rihannan, ai ka mohuar këtë duke thënë se kënga i përket vetëm Rihannas.

“Ishte për ‘Anti’, por tani është një tjetër ‘Anti’. Nuk e di nëse është zyrtare, por e di se kemi një këngë”, ka shtuar ai.
Rihanna aktualisht është në turne në Amerikë me albumin e saj më të ri.

Please follow and like us: