Albspirit

Media/News/Publishing

Bebe Rexha: Prindërit e mi janë inspirimi im

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, ka gjetur kohë që nga turneu që po e zhvillon në Amerikë me këngëtaren Ellie Goulding, të kujtojë prindërit e saj.

Ajo ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, duke thënë se prindërit e saj janë inspirim për të.

“Prindërit e mi më kanë dërguar këtë foto ku duken mjaftë të lumtur në plazhin e New York-ut, është mirë ti shohësh ata që edhe pas 28 viteve martesë kanë kaq shumë dashuri”, tha Bebe.

“Unë po mundohem ti thërras ata sa më shumë që mundem edhe pse jam në turne, sepse ata janë inspirimi im dhe dashuria e tyre më bën vërtet të lumtur”, shkroi ajo në Instagram.

Please follow and like us: