Albspirit

Media/News/Publishing

Rita Ora falënderon fansat në një mënyrë të veçantë

rita oraRita Ora ka falenderuar të gjithë fansat që veshën të brendshmet e firmës që ajo është imazh, për festivalin e “Coachella”. Këtë gjë e ka bërë në mënyrë shumë të veçantë, duke hedhur një foto të saj me të brendshme në Snapchat.

Ajo mbante veshur një palë të brendshme të tejdukshme me dizenjo limoni. Rita ka shkruar: “Rita dhe Tezenis, faleminderit të gjithë atyre që i kishin veshur në ‘Coachella”.

25-vjeçarja iu bashku firmës italiane të të brendshmeve për femra vitin e kaluar dhe ka ndarë shpesh herë foto me fansat. Pas nënshkrimit të marrëveshjes ajo ka shkruar: “Unë kam qenë gjithmonë fans e kësaj marke, para se ata të më zgjidhnin mua”.

image1_2812760a

Please follow and like us: