Albspirit

Media/News/Publishing

Elida Loci, bukuroshja shqiptare që po arrin suksese të mëdha në Amerikë 

 

Elida Loci është njëra nga modelet me të veçanta shqiptare që po arrin suksese në SHBA. Bukuroshja 20 vjeçare nga Fushë Kruja, nuk është si modelet tjera që kanë vetëm bukurinë për të arritur famën. Elida bukurinë e ka vlerë të shtuar, ndërsa vlerat e saj të arritura janë arti,  shkollimi dhe letërsi.

Ndoshta keni dëgjuar shumë pak, për të mos thënë hiq fare që një modele shkruan dhe libra dhe ka primare shkollimin dhe arrtin. Elida Loci është shqiptarje që i gërsheton të gjitha këto vlera. Është  njëra ndër studentet e dalluara në kolegjin ku ndjek studimet në Amerikë. Edhe pse shumë e re në moshë, vetëm 20 vjeçare tashme e ka të botuar një librin me poezi, “Tingujt e Mengjesit” dhe do të vazhdoj edhe me botime të tjera.

Në një bisedë për portalin INFOKUSI, Elida ka treguar se modelimin e ka pasion, ndërsa përkushtimi i saj primar mbetet shkollimi.

“Sapo kam mbaruar fakultetin për administrim biznesi dhe menaxhim marketingun në kolegjin Wstchester, CW në White Plains. Tani do të vazhdoj studimet mastar për ekonomi”, ka thënë Elida në këtë intervistë për portalin INFOKUSI. Ajo ka treguar se me përkushtim dhe vullnet të madh ka arritur që të përfundoj studimet me një sukses shumë të mirë, duke arritur notën mesatare 3.9 nga 4.0 sa është maksimumi i vlerësimit në këtë kolegj.

Përveç kësaj, Elida ka treguar se sa ishte gjimnaziste në SHBA ka fituar edhe shumë çminime të tjera, prej tyre e përmend çmimin “Award Women in Busness”, (Arritja e Femrave në Biznes).

Të arriturat e saj të tjera janë të shumta por ajo qe me krenari e tregon është edhe paraqitja e saj në “Spring Fashion Show” me një poezi nga libri i saj i përkthyer në gjuhën angleze e po ashtu edhe kërcimi tradicional shqiptar në këtë shkollë në New York.

Please follow and like us: