Albspirit

Media/News/Publishing

Festim madhështor për Shekspirin, Obama magjepset në Londër

Mijëra adhurues kanë ardhur nga e gjithë bota në Stratford-upon-Avon, qyteza ku ka lindur Uilliam Shekspir, për të marrë pjesë në festimin e 400-vjetorit të vdekjes së tij, ndërkohë që në Londër.

 

Festim madhështor për Shekspirin, Obama magjepset në Londër

Edhe Barack Obama pati mundësinë të ndjekë disa pjesë të Hamletit në teatrin historik të dramaturgut.

“To be or not to be”, fraza e famshme e Hamletit në këtë pjesë dalluese, magjepsi presidentin amerikan i cili ishte i pranishëm dje në mëngjes në një paraqitje të shkurtër të organizuar për të në “Shakespeare’s Globe”, teatri kryesor i hapur i rindërtuar në vitin 1996 pas ishte djegur në vitin 1613 kur po luhej një nga pjesët e Shekspirit.

Në Stratford-upon-Avon, përpara më shumë se 10 000 spektatorëve, një paradë teatrale përshkoi këtë qytezë që ndodhet në mes të fushave angleze, për të përfunduar në kishën e Trinitetit të Shenjtë, ku ndodhet edhe varri i autorit.

Please follow and like us: