Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA dhe Bjellorusia të gatshme për bisedime për kthim të ambasadorëve


Diplomati i lartë amerikan në Bjellorusi, Scott Rautland, 10 shkurt 2016

Diplomati i lartë amerikan në Bjellorusi, Scott Rautland, dhe ministri i Jashtëm i Bjellorusisë, Uladzimer Makey, thanë sot se vendet e tyre janë të gatshme të diskutojnë për një kthim të mundshëm të ambasadorëve të tyre.

Makey tha në Minsk se “ekziston gatishmëri nga të dyja palët për një normalizim të plotë të marrëdhënieve tona.”

Ai gjithashtu tha se Shtetet e Bashkuara dhe Bjellorusia duhet të diskutojnë dhe të kenë dialog të hapur.

Rauland shprehu shpresën e tij se kthimi i ambasadorëve do të jetë temë e diskutimeve me Ministrinë e Jashtme të Bjellorusisë, më vonë gjatë këtij viti.

Bjellorusia tërhoqi ambasadorët e saj nga Uashingtoni në vitin 2008 dhe insistonte se ambasadori amerikan duhej ta lëshonte Minskun.

Ky veprim bëri që SHBA të impononte sanksione ndaj gjigantit të naftës nga Bjellorusia, Belneftekhim, gjë që shkaktoi tensione mes Minskut dhe Perëndimit.

Please follow and like us: