Albspirit

Media/News/Publishing

Bryant i jep lamtumirën karrierës 20-vjeçare me një 60-pikësh

Karriera legjendare 20-vjeçare në NBA e yllit të basketbollit Kobe Bryant pati një mbyllje të jashtëzakonshme.
Veterani 37-vjeçar shënoi 60 pikë në ndeshjen e tij të fundit, e cila përfundoi me fitoren 101-96 të “Lakers” ndaj “Utah Jazz”.
“Përfundimi i përsosur do të ishte titulli kampion. Ky është përfundimi i përsosur për mua. Sonte u përpoqa të luaja sa më fort dhe të jepja një spektakël me sa mundja, dhe u ndjeva mirë që isha në gjendje ta bëja këtë për herë të fundit,” tha Bryant pas ndeshjes.
Kobe Bryant i udhëhoqi “Lakers” drejt fitores së 5 titujve kampion dhe u vlerësua dy herë si lojtari më i vlefshëm në NBA.
Please follow and like us: