Albspirit

Media/News/Publishing

Madonna: Princ, vizionar që ka ndryshuar botën

Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë autori i këngëve hite, ‘Let’s Go Crazy’ dhe ‘When Doves Cry’. Këngëtari i famshëm amerikan Princ, ka vdekur dje në shtëpinëe tij në Minesota të SHBA – së.
Princ, i cili në vitin 1980, ishte bërë super – yll global me albumet si 1999, Purple Rain dhe Sign O’ the Times, është vlerësuar lartë nga figura të artit, të cilët kanë shprehur keqardhje për vdekjen e tij.
“Pak artistë kanë ndikuar zërin dhe trajektoren e muzikës popullore më dukshëm”, ka thënë presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.
Madonna e ka përshkruar atë si vizionar që ka ndryshuar botën, ndërsa këngëtarja Katy Perry ka thënë se bota ka humbur shumë magji me vdekjen e tij.
Ai ka shitur më shumë se 100 milionë incizime gjatë karrierës së tij. Po ashtu, ai përvec si këngëtar njihet edhe si tekstshkrues dhe multi – instrumentalist.

 

Please follow and like us: