Albspirit

Media/News/Publishing

Rrustemi: Fitoren ia dedikoj kombit tim

Boksieri shqiptar, Erzen Rrustemi, ishte shumë i lumtur për fitoren kundër argjentinasit Ruben Angel Mino. Ai arriti të fitojë në raundin e dytë, duke e nokautuar kundërshtarin.

“Edhe në luftën time nuk më latë pa mbështetje, dua të ju falënderoj në emrin tim dhe familjes time, një falënderim i veçantë shkon për bashkëvendësit e mi që morën rrugën me qindra e mijëra kilometra për të qenë pranë meje edhe fizikisht. Urime për fitoren të cilën ia kushtoj Kombit tim të dashur të cilën e arritëm së bashku. Ju faleminderit për këto emocione të papërshkrueshme që po mi jepni, Zoti ju bekoftë”, ka shkruar Rrustemi në “Facebook”, përcjell albinfo.ch.

Ai festoi me flamurin kombëtar, të cilën ishte edhe heroi i kombit, Agim Ramadani.

See more at: https://www.facebook.com/Cerciz-Loloci-444479355625593/

Please follow and like us: