Albspirit

Media/News/Publishing

Familja e famshme, në krizë financiare

Familja e pasur e reality show “Keeping Up With Kardashians” duket se tanimë ka nevojë për “një mrekulli” që t’i shpëtojë. RadarOnline ka zbuluar se familja e famshme është në një krizë të thellë financiare- dhe shpenzimet ekstravagante mund t’i lënë Kardashianët në një shtëpi të varfër. Sipas revistës, shkak janë një seri gabimesh përfshirë borxhet e të dashurve dhe bashkëshorteve si dhe një padi 180 milionë dollarëshe për linjën e produkteve të bukurisë “Kardashian Beauty”, e cila falimentoi. “Familja ka nevojë për një mrekulli që t’i shpëtojë nga kjo hemorragji parash,”- paralajmëron burimi. Raportimet e Radar tregojnë se Kim Kardashian ka fajësuar mamanë e saj Kriss Jenner për menaxhim të keq të parave, megjithëse është vet 35 vjeçarja ajo që shpenzon 300 mijë dollarë në muaj vetëm duke bërë shopping. Bashkëshorti i Kim, Kanye West, ka raportuar së fundmi se ndodhet në një borxh të madh pasi profesioni i tij si stilist rezultoi një dështim. “Ata ishin shumë të kënaqur kur Kanye doli në skenë, por mesa duket ai është akoma më keq me paratë se sa ata janë”, vazhdon burimi.

Please follow and like us: