Albspirit

Media/News/Publishing

Metroja e Phenianit hapet për turistët

Imazhe artisitike, inxhinieri, por edhe konspiracione

Korea e Veriut ka hapur për turistët e huaj metronë e vet në Phenian. Mbi këtë objekt janë përhapur shumë spekullime, pasi fillimisht Korea e Veriut lejonte vizita vetëm në dy stacione. Ajo nisi të ndërtohej pas vitit 1966, kur Kim Jong – Il vizitoi Pekinin. Ndonëse pretendohet se ajo undërtua me “forca të brendshme”, agjencia ruse e lajmeve shkruan se “ka prova se projekti u zhvillua me ndihmën e projektuesve sovjetikë, inxhinierëve sovjetikë, çekë, kinezë si dhe ekspertëve gjermanë të hekurudhave. Mendohet se metroja e Phenianit është më e thella në botë, 110 m nën tokë. Ka shumë spekullime se metroja mbulon edhe linja të tjera sekrete që përdoren vetëm nga zyrtarët.

 

Please follow and like us: