Albspirit

Media/News/Publishing

Rrufeja godet avionin, tmerrohen pasagjerët

avioni rrufejaNjë avion pranë aeroportit të Heathrow (Londër) është goditur nga rrufeja dhe ky moment ka qenë i tmerrshëm për pasagjerët që ndodheshin brenda tij. Video është publikuar të mërkurën në Youtube nga Aled RhysJones dhe tregohet momenti kur rrufeja godet avionin në fluturim.

“British Airways” bëri me dije se BA857, i cili ishte nisur nga Praga u ul i sigurt dhe për fat të mirë nuk pati asnjë të lënduar. Sipas tyre, avioni do t’i nënshtrohen një inspektim para se të kthehet në shërbim. Një pasagjer që ndodhej në bordin e tij u shpreh se ishte stuhi në momentin që avioni po fluturonte. Ai theksoi se pasagjerët ishin tronditur nga zhurma e papritur dhe ndriçimi i madh që shkaktoi rrufeja.

Please follow and like us: