Albspirit

Media/News/Publishing

80 oficerë policie të lidhur me krimin, emrat në dosjen e Lulzim Bashës

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha në studion e emisionit “Opinion” se disponon një dosje të plotë të lidhjeve të zyrtarëve të lartë të policisë së shtetit me krimin.

Ai tha se kjo dosje dok të bëhet publike në ditët në vijim dhe se në të numërohen të paktën 80 efektivë dhe zyrtarë të lartë të policisë shtetit të lidhur me banda kriminale që merren me trafikun e drogës dhe aktivitete të paligjshme.

Ai përmendi disa emura zyrtarësh të lartë si: Besmir Qebini, Alban Ahmetaj, Leart Çela, Ermal Muca, etj.

Basha bëri edhe një pyetje mbi vrasjen e Elton Çiçës në Tiranë. Kreu i PDS-së tha se vetëm në datën 24 prill të gjitha patrullat e policisë kanë marrë urdhër të lejojnë 40 kamionë me pleh organik nga “Tre urat” të kalojnë në Tepelenë. Sipas tij ata janë të Habilajve të Tahirit që po mbjellin një sasi të madhe kanabisi në këtë zonë.

Please follow and like us: