Albspirit

Media/News/Publishing

Marko Caka, së shpejti në film me Will Smith 

Marko Caka dhe Will Smith së shpejti me film, a është edhe Rita Ora pjesë e projektit?

Aktori shqiptar Marko Caka ka postuar një fotografi me aktorin Will Smith.

Ata kanë qenë bashkë të pranishëm në mbrëmjen “Star’s Night”, ndërsa në foton e postuar Caka ka shkruar se së shpejti vjen një projekt i madhe filmik me Smith dhe se aktori shqiptar do të jetë pjesë e këtij filmi, përcjellë lajmi.net.

Edhe Rita Ora me nënën e saj kanë qenë të pranishme në këtë mbrëmje, madje të ulur në tavolinë me familjen e Smith.

Ora dhe Caka kanë postuar një foto bashkë me djalin e Will Smith por nuk kanë përmendur asgjë nëse edhe superylli nga Kosova është pjesë e këtij filmi.

Please follow and like us: