Albspirit

Media/News/Publishing

Zjarri, Kanadaja shpall gjendjen e jashtëzakonshme

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=TSQhAYHrmJI?feature=oembed]

Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në provincën Alberta në Kanada, pasi zjarri ka detyruar të 88,000 banorët e qytetit Fort MekMurej të ikin. Autoritetet kanë paralajmëruar se zjarri mund të shkatërrojë shumicën e qytetit. Zjarri ka shpërthyer që të dielën dhe ka djegur 1,600 banesa, përfshirë një shkollë të re, në Fort MekMurej. Evakuimi ka qenë më i madhi në historinë e Albertës. Kompanitë pranë të naftës janë detyruar të ndërpresin prodhimin. Deri më tani, nuk ka raporte për viktima në njerëz.

Please follow and like us: