Albspirit

Media/News/Publishing

Nishani nderon figurat e artit dhe kulturës

10 personalitete që për vite me radhë dhanë kontribut të çmuar në fushën e artit, shkencës e sportit, kanë marrë vlerësimin e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani. Emra si Aleks Buda, Tonin Arapi, Pjetër Gaci, Petro Zhei, Vangjush Furxhi, Robert Zhavrc, Asllan Rusi, Refik Resnja, u dekoruan pas vdekjes, për shembullin e dhënë në lartësimin e vlerave të botës shqiptare.

“Shqipëria jonë është bërë edhe me e lartësuar në sytë e botës, nëpërmjet punës dhe kontributeve të këtyre njerëzve të thjeshtë, por punëmëdhenj. Brezi i ri ndjen nevojën për shembuj pozitivë, për njerëz nga të cilët frymëzohet, për heronj të heshtur. Kjo do të na shërbente për konsolidimin dhe ruajtjen e vlerave tona si popull, për pasurimin e mëtejshëm shpirtëror dhe kulturor të trashëgimisë sonë historike”- u shpreh Presidenti Nishani.

Kreu i Shteti garantoi se instituciuoni që ai drejton do ta vazhdojë këtë traditë në mënyrë që personalitete të tilla të përkujtohen dhe puna e tyre të mos harrohet nga shqiptaret.

Please follow and like us: