Albspirit

Media/News/Publishing

Shpallen ftuesit e Fondit të Përkthimit Letrar, 2016

 

Ministria e Kulturës e Shqipërisë, në vijueshmëri të politikave mbështetëse në fushën e letrave, shpall sot listën e fituesve të Fondit të Përkthimit Letrar për vitin 2016.

Ky program vijon pas Thirrjes për projekte artistike ku u mbështetën 17 projekte të lidhura drejtpërsëdrejti me librin dhe botimet.

Fondi për Përkthimin Letrar (FPL), i themeluar në vitin 2014, dëshmon në të tretin vit për vëmendjen e Ministrisë së Kulturës në nxitjen dhe mbështjen financiare të përkthime të arrira të veprave të rëndësishme artistike të letërsisë europiane dhe asaj botërore në gjuhën shqipe, në nxitjen e përkthimin cilësor dhe promovimin e tij si një nga format më të rëndësishme artistike të shprehjes letrare.

Fondi për Përkthimin Letrar synon njëkohësisht t’u vijë në ndihmë botuesve për të ulur kostot e librit duke ndikuar në rritjen e cilësinë së katalogut të tyre.
Përmes FPL-s Ministria e Kulturës kujdeset që të vendoset standardi i respektimit të së drejtës së autorit si një nga kushtet e domosdoshme për t’u përzgjedhur.

Nga 37 aplikime të shtëpive botuese e përkthyesve, u përzgjodhën 12 prej tyre të cilët kaluan me sukses fazën e seleksionimit nga kolegjiumi dhe më pas nga ekspertët e fushës së përkthimit.

Brenda 10 ditëve nga dita e shpalljes së fituesve, do të kontaktohen përkthyesit dhe shtëpitë botuese të përzgjedhura për të caktuar afatin e nënshkrimit të kontratës.

Shtëpia botuese Titulli i librit Autori Përkthyesi

1. Pika pa sipërfaqe: Rrëfenja të mbinatyrshme, Carlos Fuentes, Bajram Karabolli
2. Fan Noli: Shkuma e ditëve, Boris Vian, Edmond Tupja
3. Toena: Lulëkuqja dhe kujtimi, Paul Celan, Ana Kove
4. Argeta LMG: Pranvera e barbarëve, Jonas Lysher, Afrim Koçi
5. Pegi Posta” Charles Bukowski, Iris Sojli
6. Albas: Uni i tij i ndaluar, Peter Carey, Ukë Buçpapaj
7. Ombra GVG: I ndërruar i shejtanit, Kenzeburo Oe, Rudi Erebara
8. Botimet IDK: Stoneri John Williams, Piro Misha
9. Dituria: Karriera e së keqes, Robert Galbraith (J.K.Rowling), Dhimitër Gjodede
10. Saras: Zona e interesit, Martin Amis, Lavdimir Marku
11. Fjala: Të gjithë dritën që nuk mund ta shohim, Anthony Doerr, Margarita Skënderi
12. Neraida: Ditar i vogël i kufijve, Gazmend Kapllani, Aida Karanxha

Please follow and like us: