Albspirit

Media/News/Publishing

Dubai, hotel superluksoz nënujor

Arkitekturat e mrekullueshme të Dubait tashmë po prekin edhe fundin e detit. Kompania Deep Ocean Technology është duke punuar për realizimin e hotelit nënujor më të madh në botë. Hoteli, i ngjashëm me një anije kozmike, do të jetë i ndarë në dy pjesë, një pjesë mbi ujë dhe tjetra do të jetë në gjendje të zhytet në një thellësi prej 10 metrash. Pjesa nënujore do të ketë 21 dhoma, një impiant për zhytje nënujore, një bar dhe do të ofrojë mundësinë për të vërejtur nga afër mrekullitë nënujore.

“Sistemi i ndriçimit përreth dhomave dhe pajisjeve nënujore, të cilat mund të aktivizohen nga brenda, do të japin mundësinë për të vëzhguar nga afër edhe krijesat më mikroskopike të detit”, kanë thënë specialist të Deep Ocean Thecnology. Ndërkohë kompania ka premtuar se klientëve do u ofrohet privati absolute. “Të gjitha dhomat janë të izoluara në mënyrë që të mos përçojnë zhurmat dhe tingujt, ndërkohë që janë të pajisura me tenda të niveleve të ndryshme transparence”,- kanë thënë specialistët.

Please follow and like us: